Berisha, thirrje demokratëve: Sot Referendumi i lirisë, shpresës, fitores! Të gjithë të votojmë!

172
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka drejtuar një thirrje, demokratëve në të gjithë vendin që të marrin pjesë në referendumin që rafitikon vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i partisë. Berisha në një reagim në rrjetet sociale shkruan:

“Sot referendumi i lirisë, shpresës, fitores! Të gjithë të votojmë!”

Ndërkohë, procesi i votimit ka nisur në të gjitha degët e PD në Shqipëri.