Berisha: Rrethimi i Rinasit nga FA, akt puçist antikushtetues

402
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të rrethuar aeroportin e Rinasit nga Forcat e Armatosura. “Një akt puçist antikushtetues! Thellohet grushti i shtetit! Reagimi i Berishës: Pranohet falimentimi i narkoshtetit! Krye kreu i meduzës Edvin Kristaq Puçisti kreu dje një akt tjetër puçist antikushtetues. Ai urdhëroi ndrikull Xhaçkën në dhunim flagrant të Kushtetutës të kryejë një akt puçist të mirëfilltë, shpalosi Ushtrinë dhe vendosi nën kontrollin e saj aeroportin civil të vetëm të vendit të Rinasit. Ndërkohë që forcat e armatosura, sipas Kushtetutës mund të merrnin këtë detyrë vetëm në kushte të shpalljes nga parlamenti të pjesshme apo në gjithë territorin të gjendjes të jashtëzakonshme. Kështu Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në pikën 1 të nenit 173 thuhet: “Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë̈ publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë̈ territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.” Kurse në pikën 2 të nenit 173 të Kushtetuta jep qartë: “Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin”. Ky përcaktim i Kushtetutës është sanksionuar gjithashtu në pikën 2, neni 22 i ligjit 64/2014”. Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH, në të cilën sanksionohet: ”Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit, pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.” Pra me dislokimin e njësive ushtarake për vënien e aeroportit civil nën kontrollin e forcave të armatosura pa shpallur në përputhje me Kushtetutën gjendjen e jashtëzakonshme, është kryer një veprim puçist antikushtetues dhe de fakto jemi, por në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në gjendje të jashtëzakonshme dhe natyrisht është pranuar dhe shpallur kapitullimi i policisë. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe veprimin puçist të krye kreut të meduzës Edvin Kristaq Puçistiti, Ndrikull Xhaçkës dhe Shefit të Shtabit të Ushtrisë, iu bëj thirrje qytetarëve të vazhdojmë betejën tonë fitimtare gjer sa të shporrim sa më parë puçistët, kalbësirat dhe pushtetin e tyre antikushtetues të krimit.