Opozita drejt 13 tetorit, Partia Republikane kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje

505
Sigal

Pas Lëvizjes Socialiste për Integrim, një tjetër aleat i demokratëve pret të regjistrohet për zgjedhjet e 13 tetorit.

Partia Republikane ka bërë kërkesë për t’u regjistruar për zgjedhjet e 13 tetorit.

Kërkesa e republikanëve për regjistrim në KQZ mban datën e 3 gushtit, ndërsa është protokolluar sot.

Sot është data e fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit të dekretuara nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për të cilat maxhoranca është shprehur kundër pasi cilëson të vlefshëm dhe ligjor 30 qershorin ku mori pjesë vetëm e majta.

Ndryshe nga LSI dhe PR, nga PD nuk akoma ka asnjë shenjë për regjistrimin në zgjedhje. Sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar, duke theksuar se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.