Berisha: Rama, avokati më i madh i Vuçiçit! Justifikon rreshtimin e tij në krah të Rusisë

106
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD se kryeministri Edi Rama është avokati më i madh i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Më tej kryedemokrati Sali Berisha tha se Edi Rama justifikon rreshtimin e Vuçiçit në krah të Rusisë dhe kundër sanksioneve të BE-së.

Siç e ndiqni situatën, Edi Rama, çdo javë, muaj, zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Aleksandër Vuçiç dhe Beogradit.

Në rast se ju merrni diskurin e tij të muajit të fundit, në këtë diskur njeriu më të mbrojtur, më të cituar në rajon, Europë, Botë në fjalimet e Ramës do të gjeni Vuçiçin.

Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim, duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Vuçiçit me Rusinë dhe kundër sanksioneve të BE-së, duke i paraqitur kërkesën për zbatimin e sanksioneve nga Vuçiçi si një kërkesë të rrezikshme për paqen e rajonin.

E vërteta është se prapa mbrojtjes që i bën Rama aksit Moskë-Beograd, qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës. Qëndron shkelmimi që ai u bën interesave kombëtare të shqiptarëve.”-deklaroi Berisha.