Berisha për Yuri Kim: Sillet si sekretare ideologjike e PS dhe zëdhënëse e Lul Bravës. Nëse interesoheni për të luftuar korrupsionin duhet të…

88
Sigal

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Patos ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim, duke e konsideruar sekretare ideologjike e PS dhe zëdhënëse e “Lul Bravës”.

Ndërsa po fliste për investimet amerikane në Shqipëri, Berisha i bëri thirrje ambasadores amerikane mos të inkurajojë prokurimet direkte në vend.

“Kam hapur një padi për shpifje dhe ju garantoj se edhe sikur 100 vite të rrëmojnë nuk do të gjejnë kurrë një fakt të vetëm. Kjo përbën një motiv të fuqishëm për mua për të vazhduar betejën pa u përkulur.

Në një intervistë zonja Yuri Kim, e cila kalon nga sekretare ideologjike e PS në zëdhënëse të Lul Bravës sipas klimës, po mburrej me investimet amerikane gjatë kohës së saj.

Do t’i them dy fjalë. Ne këtu jemi më pro amerikanë se të gjithë të tjerët. Ne mirëpresim me kënaqësi investitorët amerikanë. Por kompania më e fuqishme amerikane që ka punuar në Shqipëri ishte Bechtel. Bechtel fitoi Rrugën e Kombit me një tender ndërkombëtar të shpallur në Londër ku morën pjesë 7 kompani gjigante evropiane dhe botërore. Të gjashtë kompanitë e tjera nuk patën asnjë ankesë për tenderin.

Zonjë mos inkurajoni prokurimet direkte në këtë vend. Se pavarësisht nga vendi nga ato vijnë, për definicion prokurimet direkte janë korruptive.

Nëse jeni i interesuar për luftën ndaj korrupsionin insistoni në tendera të hapur. Termocentrali ka kushtuar 115 mln euro, a e kuptoni se çfarë po bëhet?! Imun ndaj korrupsionit nuk është askush, nuk mjafton shtetësia, janë procedurat, transparenca dhe zbatimi i ligjit garanci për mos përhapjen e korrupsionit. Të gjitha janë rezultat i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë”, tha Berisha.