Berisha për blerjen e votës: Një studim që bën thirrje për revolucion

563
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pa publikimit të një raporti, i cili flet se në Shqipëri 20% e qytetarëve u është kërkuar blerja e votës. “20% të votuesve në Shqipëri iu ofrua blerja e votës, mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin”, thotë raporti. Sipas Berishës, kaq mjafton për t’u ngritur në një revolucion dhe për të rrëzuar klikën që sipas tij ndodhet në pushtet.

“Të dashur miq, një studim i Bashkimit Evropian ka gjetur se në Shqipëri 20% e votueseve morën ofertë për blerjen e votës. Kjo shifër është e mjaftueshme për të përmbysur çdo rezultat, thotë studimi. Ky studim dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur, zemra e saj, vota e lirë ka ndaluar së rrahuri.

Ky studim është një thirrje, është një kushtrim për mbarë shqiptarët, të ngrihen me guxim dhe vendosmëri në një revolucion demokratik për të përmbysur këtë klikë që asgjësoi në Shqipëri votën e lirë!”, shkruan Berisha
Sigal