Berisha: Nuk e tha kot Donald Trump se, armiku i brendshëm është më i rrezikshëm, ai më kryesori ishte Xhorxh dhe Aleksis Soros

58
Sigal

Duke folur nw mbledhjen e kryesisw sw Partisw Demokratike, lideri i opozitës Sali Berisha tha se, “nuk e tha kot kurrë Donald Trump, se armiku më i rrezkshëm, është armiku i brendshëm. Dhe ky armik i brendshëm, më kryesori ishte Xhorxh Soros dhe Aleksis Soros”.

Berisha: Çfarë ishte kjo e Erion Veliajt? Litari në shtëpinë e të varurit, kështu ta quajmë. Belind, dakord. Litari në shtëpinë e të varurit.

Po, ajo që e shkallmoi Edi Ramën, por në fakt dhe që e prangosi edhe Erion Veliajn, ditën e djeshme, dy orë pas deklaratave historike të kryetarit të Komitetit Kombëtar të partisë më të fuqishme të botës, Partisë Republikane, Chris LaCivita, njërit nga dy arkitektët e fushatës elektorale të fitores së Donald Trump, fitore e cila shënoi rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm të njerëzimit me votë.

Zonja dhe zotërinj, në fjalën e tij të gjithëve ju kujtohet kur, Presidenti Donald Trump deklaroi se, armiku më i rrezikshëm i Amerikës është armiku i brendshëm. Në fakt, kjo është e vërteta më e madhe.

Fuqia e Amerikës, pasuria e saj, potencialet e saj të gjithëanshme janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Megjithatë, në këtë vend që udhëheqte me liritë, ky armik i brendshëm doli me flamurin e censurës, me flamurin e agresionit ndaj identitetit gjinor, agresionit të familjes, me flamurin e kulturës uoke, pseudokulturën njerëzore.

U përdorën triliona dollarë për këtë agjendë e cila ishte marksiste dhe post-marksiste. Cilido që njeh manifestin dhe nuk ia këshilloj askujt të merret me të, aty gjen komunizmin, një rend pa shtete, pa kufij. Një rend që njerëzit punojnë aq sa duan e marrin, aq sa dëshirojnë, etj. me radhë, ama aty nuk ka një rresht të vetëm kundër identitetit gjinor. Ndaj dhe, përtej Marksit, Xhorxh Sorosi dhe ekstremistë të tjerë të majtë radikalë, dolën edhe me agresionin ndaj identitetit gjinor. Dolën dhe me agresionin kundër familjes, me numeritimin e prindërve, dolëm me krijimin e fermave të prodhimit të fëmijëve, pa atësi, në një platformë absolutisht të degradimit të plotë të shoqërisë njerëzore, krijimin e shoqërisë së re.

Ndaj dhe, Donald Trump u shpreh se armiku më i rrezikshëm për SHBA-të është armiku i brendshëm. Ky armik i brendshëm në SHBA ndërhyri fuqishëm dhe rrezatoi ndofta më shumë se në çdo vend tjetër, në Shqipëri. Sepse, në Shqipëri, në pushtet ishte një grup sorosianësh që mishëronin të gjitha aspektet e doktrinës së Xorxh Sorosit.

Në Shqipëri, filloi lufta kundër familjes, prindërve, u soll ligji për fermat e grave. Në Shqipëri, Drejtësia u kthye në krah politik njëlloj si në SHBA, dhe nën pretekstin e luftës së korrupsionit, ata që përhapën korrupsionin nga mëngjesi gjer në darkë, që vidhnin dhe shpërdoronin taksat e taksapaguesve amerikanë, krijuan repartet politike të drejtësisë.

Mjafton të rikujtojmë këtu, se duhet t’i themi gjërat. Në vizitën e tij, siç u tha të paguar, unë nuk e di, nuk kam të dhëna, por u tha se ke paguar, Antoni Blinken nuk takoi njëri të vetëm nga opozita, sepse ai ishte për një Shqipëri pa opozitë, por takoi persekutorin e opozitës, Altin Dumani. Për atë gjeti kohë. Duke treguar publikisht se misioni i tij ishte Shqipëria pa opozitë, dhe instrument i krijimit të saj ishte Drejtësia politike e Edi Ramës. Nuk e tha kot kurrë Donald Trump, se armiku më i rrezkshëm, është armiku i brendshëm. Dhe ky armik i brendshëm, më kryesori ishte Xhorxh Soros dhe Aleksis Soros.