Berisha nga Lushnja: Rama loboi në Uashington për Aleksandar Vuçiç dhe kundër meje

129
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Lushnja ku zhvilloi një takim me banorët e fshatit Cukas me kandidatin për kryetar bashkie Elton Bano, se Edi Rama loboi në Uashington për Aleksandar Vuçiç dhe kundër tij.

Berisha tha se pavarësisht nga lobimet e Ramës, ai do të mbetet përkrah shqiptarëve deri në fund të jetës së tij.

“Edi Rama është arrogant. Të mos mendojë kush se ai ka hallin e qytetarëve, nga mëngjesi e deri në darkë ai mendon si t’i gënjejë qytetarët dhe të vjedhë më shumë, kjo është e vërteta e tij. Ndaj dhe me këtë revolucion e ka kapur tmerri atë. hkon në Uashington dhe lobon për Vuçiçin dhe kundër Sali Berishës, por ja ku jam unë dhe me ju do të jem deri në minutën e fundit të jetës time. Unë mbetem shqiptar i lirë, shqiptar krenar dhe u garantoj se së bashku do ecim të sigurt drejt fitores së PD, fitores së opozitës së vërtetë”, u shpreh Berisha.