Berisha në Shkodër: “Rama nuk shqipëroi fjalën integrim në 3 muaj fushatë”

484
Sigal

Kryeministri i vendit Sali Berisha në mitingun përmbyllës në qytetin e Shkodrës, akuzoi kryesocial             istin Rama se në 3 muaj fushatë nuk përmendi asnjëherë fjalën integrim. Berisha deklaroi se Rama bëri gjithçka për të bllokuar arritjet e Shqipërisë, ndërkohë që maxhoranca do të marrë statusin e vendit kandidat dhe do hapë negociatat për në BE. “Ju bëj thirrje socialistëve të Shkodrës dhe shqiptar, pyeti pak veten tuaj pse shoku i autobusit mavi 3 muaj rresht, nuk shqipëroi asnjëherë të vetme fjalën integrim europian. Nuk ja nxori goja, nuk ia lejoi shpirti, nuk e shqipëroi dot.

Berisha-pukianëve:Rama nuk rrit rroga e pensione, ju pres në Tiranë të festojmë fitoren!

Kryeministri Berisha në mitingun e PD-së në Pukë, i ftoi pukjanët  të votojnë për rritjen e rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, ndërsa nuk nguroi të akuzojë kreun e PS-së, Ramën se nuk ka folur asnjëherë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. “Votojmë për rritjen e rrogave, asaj mesatare dhe të arsimtarëve, rroga minimale do jetë 350$, rritja e pensionit minimal shkon në 150$, votojmë për rritjen me 50% të ndihmës ekonomike për dyfishimin e pagesës së papunësisë, votojmë për krijimin e 250 mijë vendeve të reja të punës, për dyfishimin e turizmit. Do miratojmë ligjin për statusin e pensionistit”, tha Berisha. Duke iu drejtuar socialistëve kryeministri tha: “Pyeteni Edi Ramën si ka mundësi që fjalën pension nuk e ka zënë me gojë për tre muaj, si ka mundësi që shoku i autobusit 3 muaj rresht nuk ka folur për rritjen e asnjë rroge.

 

HALIMI ME BANORET E NISH TULLËS-SHKOZET: SHQIPTARËT DO TA ÇOJNË RAMËN NË PENSION POLITIK

Kryetari i grupit të punës për Qarkun e Durrësit Eduard Halimi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Nish Tullës në Shkozet. Në fjalën e tij Halimi e cilësoi këtë javë, si javën e fitores së madhe duke deklaruar se shqiptarët do ta çojnë Edi Ramën në pension politik. Duke theksuar se është i patolerueshëm fakti se Bashkia e Durrësit e ka lënë këtë zonë në mëshirë të fatit dhe me rrugë të paasfaltuara, kreu i grupit të punës i garantoi banorët se në fillim të mandatit të tretë të partisë Demokratike të gjitha rrugët e brendshme të kësaj zone do të ndërtohen.

Halimi në Rinas: Sot Aeroporti i Rinasit është porta hyrëse e Shqipërisë me botën dhe anasjelltas

Nga Rinasi kryetari i grupit të punës për Qarkun e Durrësit Eduard Halimi ka deklaruar se, data 23 Qershor do të jetë dita e krenarisë së shqiptarëve, dita e fitores së thellë të Partisë Demokratike. “Ne e gjetëm Rinasin me një aeroport mesjetar ku njerëzit ziheshin për valixhet dhe parkimin, sot aeroporti i Rinasit është porta hyrëse e Shqipërisë me botën dhe anasjelltas. Ne ndërtuam rrugën kryesore që lidh Rinasin me Tiranën dhe qytetet e tjera.

 

 

ZV/KRYEMINISTRI MYQEREM TAFAJ: “KY ËSHTË MODELI ME TË CILIN OPERON PD-JA”

Në qytezën e Bathores

Kjo është një qytezë e re e njerëzve që erdhën nga çdo kënd i Shqipërisë për një jetë më të mirë për vete dhe fëmijët e tyre. Ata kanë arritur me sakrifica ta ndërtojnë këtë të ardhme për fëmijët e tyre. Më shumë se kushdo ata e dinë se çfarë është bërë për t’i ndihmuar në këtë sfidë. Para vitit 2005, Bathorja ishte një geto e mirëfilltë që rrinte në baltë. Sot të gjitha rrugët janë shtruar dhe ndriçuar, biznesi është përkrahur, shkolla të reja janë ndërtuar. Ata janë pjesë e kryeqytetit. Ndryshimi është vetëm PD që përfaqëson Kryeministri Berisha.

Një takim i mrekullueshëm në Valias

Përkrahja për atë që ne kemi bërë dhe për atë që synojmë të bëjmë ishte e mahnitshme. Kjo qytezë që shkundi nga themelet regjimin komunist në vitin 1991 do të jetë përsëri në anën e asaj që u bë 22 vite më parë. Përpara me Kryeministrin Berisha.

Ka nisur ndërtimi i rrugës “Nënë Tereza”, Laknas-Kamëz

Me një investim prej 1.5 milion euro i financuar nga Fondi Shqiptarë i Zhvillimit, kjo rrugë me gjatësi 3.6 km do u shërbejë 20 mijë banorëve dhe do të përfundojë brenda gjashtë muajsh. Zv.kryeministri z.Myqerem Tafaj tha se, ky është modeli me të cilin operon Partia Demokratike duke sjellë zhvillim dhe punësim në çdo cep të vendit. Myqeremi Tafaj: “Falënderoj Fondin Shqiptar të Zhvillimit për këtë investim prej 1.5 milion euro, një rrugë e standardeve më të mira do të lidh tani qendrën e Kamzës me qendrën e Bërxullës dhe kjo rrugë përfundon në rrugën e Rinasit”.