Kuvendi shpall 3 vende vakante për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

574
Sigal

Kuvendi njofton shpalljen e 3 vendeve vakante për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere, si ai i arsimit të lartë ekonomik, ose juridik, përvojë pune mbi 5 vjeçare në administratën publike, ose ne institucione financiare e bankare. Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë të deputetit, ministrit, si dhe të punonjësit, të administratorit e të aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë, ose në subjektet ,që licencohen nga Banka e Shqipërisë.