Berisha në Memaliaj, prezanton kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Albert Malaj

Ish kryeministri Sali Berisha vazhdon me turin e tij elektoral, ku sot është ndalur në Memaliaj për të prezantuar kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’ për kryetar bashkie në këtë qytet, Albert Malaj.

Berisha u prit plot entuziazëm dhe me duartrokitje nga simpatizantët demokratë dhe qytetarët.

Sigal

Gjatë fjalës së tij Malaj, ngriti zërin për problematikat me të mëdha me të cilat po haset ky qytet, kryesisht shëndetësinë, mungesa e subvencioneve buqjqësore dhe blegtorale, infrastrukturën e dëmtuar mes të të tjerash.

Kujtojmë se Malaj, është kandidati i Partisë së Lirisë, ku në procesin e Primareve, ka marrë 300 vota, përkundrejt 20 që kishte kundërshtari i tij, Bukurosh Ajdini.

Malaj kandidon kundrejt kandidatit të PS në këtë qytetet,  Gjolek Guci.