Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, përmes Sokol Sadushit, po tenton të ndërhyjë dhe të uzurpojë edhe mandatin e fundit të mbetur në Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij nuk është vënë ende nën kontrollin e mazhorancës.Berisha e cilëson veprimin si një “puç institucional” dhe një përpjekje të turpshme për të mbytur çdo mendim të pavarur brenda Gjykatës Kushtetuese, duke e krahasuar situatën me atë të një “narkoshteti”.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin e farsës elektorale të 11 majit, si dhe ka theksuar se ‘nga KE rekomandohet ndarja e partisë nga shteti’.‘Nga KE rekomandohet ndarja e partisë nga shteti. Pra zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet. Farsë’, u shpreh Berisha gjatë konferencës për gazetarët në selinë blu.Berisha: Partia Demokratike është Parti Demokratike e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës.Por në këtë periudhë siç e kam shprehur, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale. Dhe po paraqet me dokumente zyrtare, po paraqet me dokumente të pakundërshtueshme, por të gjitha këto nuk mund dhe nuk do të pengojnë PD-në të bëjë analizën më të plotë të në raport me strukturat e veta dhe funksionin e saj.Mos harro vetëm një gjë.Këmbanat po bien për farsën elektorale.Kaloi se nuk ke faj, se këtu bëhet një censurë e tmerrshme.Në Këshillin e Europës, raporti i delegacionit që vëzhgoi zgjedhjet, ka si rekomandim kryesor, ndarjen e partisë nga shteti, kaq.Kur ky rekomandim bëhet për të gjithë ata që kanë alfën e kulturës ligjore elektorale do të thotë se, aty nuk ka patur zgjedhje, por farsë elektorale.Mjafton ky rekomandim; të ndahet partia nga shteti. Pra zgjedhjet do të thotë se, janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet. Farsë.Berisha deklaroi në se, “Departamenti i Shtetit deklaroi se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira”.Berisha: Politikat zyrtare të administratës së SHBA, bazuar në parimin ‘America first’ janë tashmë të qarta.Por për një vend anëtar të NATO-s, që zhvillon farsë elektorale dhe që nuk merr dot- se po ta lexosh të plotë atë udhëzim, thotë që sekretari Rubio uroi presidentin e këtij vendi për fitoren, uroi kryeministrin e një vendi tjetër për fitoren, po Edi Ramës nuk ka kush t’i shkruajë.Nuk mori asnjë urim.Unë e kuptova se mjafton të lexosh mediat e tij se si u gëzuan nga deklarata. U gëzuan, u hodhën përpjetë me kryeartikuj, mirëpo harruan se me atë më ndihmuan mua se ata provuan se farsa ka ndodhur por nuk do na thotë kush gjë.Jo, nuk është e vërtetë.I pyetur, nga njëri prej gazetarëve më seriozë, i akredituar në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti i Shtetit iu tha që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira. Kaq është.Pra jo vetëm që nuk erdhi urimi, por u tha që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira.Kështu që ky është komenti im.



















