Berisha i përgjigjet akuzave të Bashës: E kam denoncuar 26 herë Suel Çelën dhe banditët e Elbasanit

172
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e mbajtur përpara grave dhe vajzave të LDG, i është përgjigjur akuzave të Bashës, për lidhjet e mundshme me krimin.

Berisha theksoi se ka denoncuar 26 herë Suel Çelën dhe banditët e Elbasanit, duke shtuar se Basha në fjalimet që mbante, kurrë s’e shante Edi Ramën.

Sali Berisha vlerësoi se me Foltoren, do të jetë opozita e vërtetë dhe jo peng opozita.

“Sali Berisha ka 26 statuse ku denoncon me emër Suel Çelën dhe banditët e tjerë. Ata nuk më kanë kërcënuar kurrë mua, por qytetarët e Elbasanit. Nuk gjen një status të Lulzim Bashës, që të ketë denoncuar këtë bandit a tjetër. Madje, thërriste mitingun në bulevard, pa përmendur njëherë të vetme emrin e kryebanditit të kombit shqiptar Edi Ramën.

E pyesja si ka mundësi, thoshte unë kështu e kam, kështu e ke ti, por nuk është opozita kështu. Në këtë kontekst, ne kthehemi fuqishëm opozitë e vërtetë. Do ridemensionohet në të gjiha instancat roli i grave dhe vajzave, anëtarë të PD-së qoftë në drejtim të kësaj partie, qoftë nesër në pushtet. Anëtarët e Foltores janë shumë më të mirë në fjalime se Basha. Ne me Foltoren, të bashkuar do fitojmë”, deklaroi Berisha.