Berisha flet jashtë Kuvendit: Ramën e nxorëm nga dera e pasme e nevojtores

610
Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me përplasje dhe tensione, ndërsa Flamur Noka dhe Ervin Salianji dhe Klevis Balliu u përjashtuan pasi hodhën miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Deputetët e opozitës kërkuan përjashtimin e Ramës nga Kuvendi për shkak të fjalorit të tij të përdorur si dhe kërkuan lirimin e kuksianëve të arrestuar gjatë protestës në Rrugën e Kombit.
Seanca u mbyll më herët pas kaosit, ndërsa gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit, Berisha tha se Rama doli nga dera e pasme e Kuvendit.
“Unë kam dy fjalë dhe një përshëndetje për ata që po çojne peshë në revoltë Shqipërinë . Në emër të tyre sot opozita nxori Ramën nga dera e pasme e Kuvendit. Kuksianët, dibranët dhe gjithë veriorët e dinë se çdo të thotë të largohesh nga dera e pasme e shtëpisë, nga dera e nevojtores.”- tha ai.
Sigal