Berisha emocionohet në Shkodër: Mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump dhe për ju që qëndruat

45
Sigal

Gjatë fjalës së mbajtur para mijërave shkodranëve që kishin dalë në shesh për të mbështetur Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, kryedemokrati përshëndeti vendimin e Departamentit të Shtetit dhe presidentin Trump.

Berisha u emocionua para shkodranëve, ndërsa i falënderonte për mbështetjen e pakufishme.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miq, e dëgjuat vetë lajmin.

E vërteta triumfoi.

Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme për presidentin Trump që i preu kokën gjarprit Soros në Uashington.

Por një mirënjohje të thellë për të gjithë ju që qëndruat, nuk u mposhtët edhe në kohërat më të vështira, votuat PD, pafundësisht mirënjohës mbeten ndaj jush,

Me 11 Maj, Shkodra dhe Shqipëria hap një kapitull të ri. Ndahet nga një diktaturë, rivendos dinjitetin e qytetarëve.

M,bit ë gjitha kthen shpresën, kthen besimin, kthen dinjitetin, kthen të ardhmen e qytetarëve të vet.

Kthen shpresën dhe besimin tek Shkodra dhe Shqipëria.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!