Berisha: Edhe lëvizja e lirë e shqiptarëve po kërcënohet, ta shporrim monstrën Rama!

466
Sigal

Pak pas mesazhit të fortë të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, drejtuar shqiptarëve, për të refuzuar kryeministrin që bllokoi negociatat, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha me një thirrje të fuqishme: ”Të shporrim një minutë e më parë monstrën, Rama ik!”

Berisha ka paralajmëruar për rrezikun tjetër, që po i kanoset shqiptarëve, pas mosçeljes së negociatave për vendin: atë të pengimit të lëvizjes së lirë të tyre në Evropë, një arritje e madhe kjo e disa viteve me parë.

‘’Me kriteret dhe standartet e plotësuara, shqiptarët fituan lëvizjen e lirë në Europë si arritjen e jetës së tyre, – shkruan Berisha në Fb. – Kjo arritje kërcënohet seriozisht çdo ditë e më shumë nga politika e Vaso Çubrilloviçit, e spastrimit etnik të shqiptarëve, që ndjek Zografi Bis; kërcënohet nga eksportet e krimit, drogës, armëve dhe trafiqet e tjera kriminale të narkoshtetit të tij. Të shporrim një minutë e më parë monstrën! Rama ik!’’