Berisha ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Xhafajn: Dorëzohu Fatmir, e ke gjarprin në gji

423
Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në një debat me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Teksa deklaroi që edhe ky i fundit të përfshihet në procesin e vettingut të Policisë së Shtetit Berisha akuzoi Xhafajn se ai ka vëllain të dënuar me 14 vite nga gjykata italiane.
“Asgje ne bote nuk ndalon individin per te dhene shembullin personal. Vertet Kushtetuta nuk te detyron, por morali ka kushtetuten me supreme, morali te detyron qe se bashku me te gjithe punonjesit civil te asaj ministrie t’i nenshtrohesh te njejtit vetting njesoj si punonjesit me uniforme. Si do i kerkosh policeve ti se me cilin trafikant ke pire kafe, apo ne makinen e cilit trafikant ke udhetuar ne nje kohe kur vete e ke gjarperin ne gji, e ke ne familje njeriun e denuar 14 vite nga gjykata supreme e republikes italiane. Ndaj zoteri dorezohu me shembull personal”, tha Berisha.
Sigal