Berisha: Buxheti i gropës fiskale çon shqiptarët në mjerim,rriten taksat

409
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar buxhetin e vitit 2015 një buxhet të gropës fiskale që do të cojë në mjerim shqiptarët. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se buxheti i vitit 2015 u fry me 1.2 miliardë $ borxh si dhe duke rritur taksat. Duke bërë një analizë të 2014, ish-kryeministri akuzoi qeverinë se  zhyti vendin në recesion. 

“Buxheti i viti 2015, çfarë përfitojnë ai apo ajo, familja apo fëmijët e tij? Cilido që bën një analizë do të më jap të drejtë kur e cilësova buxheti i gropës. E cilësova kështu sepse siç faktojnë zhvillimet e këtij viti ai bëri gropën e ekonomisë shqiptare. Ky buxhet gjigand që u fry duke marrë 1.2 miliardë dollarë borxh e duke rritur 50 % taksat, e nuk u shoqërua me rritjen e rrogave, apo pensioneve. Nuk ka asnjë projekt zhvilimor.  Gjatë këtij viti (2014) nuk u bë asnjë investim. Nëse shikoni vitin e parë që lamë pas, ngjarjet më të gëzueshme janë dasmat e qeveritarëve. Ishte buxheti i gropës sepse në mënyrën më të pamerituar ekonomia u zhyt në recesion”, deklaroi Berisha.  

Berisha: Eshtë rritur papunësia me 40%, trefishim i mjerimit

Sipas ish-kryeministrit gjatë këtij viti ka pasur zhvillime të hidhura në rafshin ekonomik. Berisha tha se tablloja është ajo e mjerimit. Ai tha se është rritur papunësia me 40%.

“Në 9 muaj investimet e huaja u përgjysmuan. Kanë rënë eksportet, kanë rënë fasonet. Këta bëjnë be çdo ditë për to. Vështorni prapë vitin e gropës, ku janë kursimet e shqiptarëve, 0 rritje. Cfarë ka tjetër viti i gropës, -1.5% krediti për ekonominë. Rënie e ndjeshme e fuqisë blerëse, e veçanërisht në atë që quhet shportë. Një rritje e papunësisë deri në 40 %. Një rritje e varfërisë shumë e madhe, besohet se është rritur me 33 %. Trefishim i mjerimit. Kjo është tablloja” deklaroi Berisha.