De Biasi: Shqiptarët të dashuruar me Italinë, duhet të luajmë me përulësi

449
Sigal

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, De Biasi në një intervistë për “Sky Sport” flet për ndeshjen miqësore përballë Italisë, lidhjen që ekziston mes dy vendeve dhe sigurisht aventurën në kreu të ekipit kuqezi.

“Shumë njerëz në Shqipëri bëjnë tifo për Italinë pas kombëtares së tyre. Kundër Italisë do të bëjnë tifo për kombëtaren  e tyre. Eksperienca ime në Shqipëri është pozitive, ekipi po rritet dita ditës dhe brenda një kohe të shkurtër është rinovuar. Jemi duke ndjekur shumë futbollistë me orgjinë shqiptare që luajnë në Europë, pasi kampionati shqiptar do edhe pak kohë për të rritur nivelin” tha ai.

Më pas tekniku ndalet te ndeshja miqësore përballë Italisë duke kërkuar përulësi nga ekipi përballë të kaltërve. “Ne do të bëjmë lojën tonë, do të kërkojmë të jemi inteligjentë, madje të përulur” thekson ai.