Berisha: Bujqësia e harruar nga qeveria! Edhe ato lekë që jep, i marrin patronazhistët e jo fermerët

102
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e Vaut të Dejës deklaroi se qeveria e ka lënë pasdore bujqësinë.

Kryedemokrati Sali Berisha tha se edhe ato pak para që jep qeveria, i marrin patronazhistët dhe jo fermerët të cilët kanë nevojë për to.

“Përulem me nderim më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme ndaj demokratëve të Bushatit, Vaut të Dejës, të të gjithë kësaj zone, për mbështetjen e palëkundshme që i kanë dhënë PD, që nga themelimi e deri më sot. Kjo mbështetje ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme dhe ka bërë që PD të arrijë që jo vetëm të shënojë suksese të saj të mëdha në qeverisje dhe të mbijetojë në kohëra të vështira si opozitë.

Ne takohemi sot në një moment të vështirë, në një moment që do të thosha, dramatik për vendin. Para syve tanë, Shqipëria çdo ditë pakësohet. Isha në jug dhe gjeta aty një shpopullim të frikshëm dhe të pabesueshme dhe një ndjenjë dëshpërimi, dhembshurie nga ky shpopullim. Po kjo nuk është vetëm në jug, por kudo, në Bushat, Vaun e Dejës, Shkodër, Tropojë, Kukës dhe kudo.

Dhe kjo ndodh në një kohë kur ky vend përsa i përket pasurive natyrore është i bekuar. Ju garantoj ju se nuk ka tokë më pjellore se toka e Bushatit dhe nuk ka njerëz më punëtore se ju. Megjithatë djemtë dhe vajzat tuaja largohen, dhe nuk arrijnë që ëndërrat e tyre të bukura ti ndërtojnë në Bushat, në Shqipëri. Pse kjo? Kjo ka një fakton më kryesor, ekonominë në rrënim, varfërinë në rritje dhe të gjitha këto në mënyrë absolute është jo i sjellë nga Zoti dhe natyra, por nga dora e mendja e mbrapshtë e njeriut që qeveris sot. Po gjithçka është e diktuar nga kjo qeveri.

Së pari, vjedh nga mëngjesi deri në darkë, vjedh natën dhe ditën. Pasuritë tona përrallore janë. Janë shndërruar në një mallkim për ne. Prodhimet tuaja në vend që të marrin vlerë në treg kur ata janë të shumta, në vend që të marrin vlerë në treg, ngelin pa shitur. Prodhimet tuaja, kur ato janë të bollshme, nuk sjellin asnjë fitim, sepse dengu i barit për lopën kushton shumë më tepër se qumështi që shet fermeri. Dhe kjo e detyron fermerin të therë lopën. Kjo e detyron fermerin që të shkatërrojë fermën e tij që e ka ngritur me mund dhe djersë të madhe. Sepse fermeri nuk ka asnjë mbështetje.

Nuk duhet të marrim shembuj larg, por Kosovën dhe Maqedoninë miqtë e mi. Nëse fermeri në Kosovë subvencionohet për prodhim për çdo lopë, dele, dhi, për çdo gjë, nëse në Maqedoni ndodh e njëjta gjë, në Serbi 80 herë më shumë se në Shqipëri. Në Shqipëri jepen 9 mln për bujqësinë, dhe ato 9 milionë i marrin patronazhistët.

Kjo ka sjellë që nga viti 2018 e deri më sot, të ketë lopë, të imta, 670 mijë më pak. Atëherë fëmijët tuaj largohen, shkojnë e punojnë në fermë në Greqi, Itali, Kroaci apo Mal të Zi. Dhe kjo mbjell dëshpërim.

Pardje takova një mik dhe po më tregonte se kishte një administrator dhe i paguaja 60 mijë lekë ditën. Iku, shkoi në Kroaci, dhe atje i takonte 50 mijë lekë. Ika se atje nuk kam asnjë garanci, atje ka garanci, planifikoj dhe ec para.

Janë të gjitha të bëra me dorë.

Në 8 vite bujqësia jonë, në vend që të rriteshin subvencionet për çdo prodhim, në vend që pensionet të 2-3 fishoheshin, subvencionet u ulët në shkallë maksimale, pensionet sot janë 30-40% më të ulëta, krahasuar me çmimet.”-tha Berisha.