“A do të bënit për Haradinajn atë që po bëni për Thaçin?” Rama nuk përgjigjet: Fyese për mua

124
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat shqiptare pasi iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty.

Rama: Jam i bindur që kur të hyjnë më thellë do ta shikojnë që gjëja është më e rëndë se ç’them unë.

Është normale që të kenë rezerva sepse siç e dëgjuat në nuancat e fjalët të disave, u ndien e të fyer në punën e tyre. Unë nuk erdha këtu t’i fyej dhe as të vë në dyshim qëllimin e mirë, por me një qëllim të mirë është bërë një vepër shumë e shëmtuar dhe një gabim tragjik.

Unë jam i bindur që e vërteta e Kosovës do shkojë në vendin e duhur. Sepse drejtësinë e Kosovës nuk e mbulon dot sedra e askujt.

Pyetje: A do të bënit të njëjtën gjë nëse në bankën e të akuzuarve nuk do të ishte miku juaj Hashim Thaçi, por një luftëtar tjetër i Kosovës, psh Ramush Haradinaj?

Rama: Më vjen shumë keq, po kësaj pyetje nuk i përgjigjem, është fyese për mua.