Berisha: Basha mban vulën dhe ndërtesën e PD me policinë e Ramës, se është peng i tij!

149
Sigal

Nga Vora, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se demokratët dhe qytetarët shqiptarë do të votojnë kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Gjatë takimit me me demokratët ku prezantoi kandidatin e koalicionit opozitar, Lulzim Vrana, Berisha tha se Basha mbajti logon dhe vulën me policinë e Edi Ramës.

“Ajo që duhet të ishte opozitë vigane dhe të qëndronte në mbrojtje të interesave tuaja dhe të shqiptarëve, na doli një kallp opozitë, një opozitë false, opozitë pazaresh dhe marrëveshjes së fshehta dhe opozitë turpi.

Arrin problemi që sot ai që ju tetë vite me radhë e mbështetët nga mëngjesi e deri në darkë, derdhët lumenj djerse për ta parë kryeministër, sot ai mban logon dhe vulën me policët e Edi Ramës. Mendon se do të mashtrojë qytetarët të votojnë për shkak të logos kandidatin e tij. Çdo qytetar e ka të qartë tashmë si drita e diellit se Lulzim Basha kurrë nuk mund të përballet me Edi Ramën, sepse ai mban logon, vulën, ndërtesën vetëm me policinë e tij, sepse ai është peng i tij”, u shpreh Berisha.