Ben Blushi: Qeveria e “Rilindjes” i ka tradhtuar të varfrit

418
Po jua bëjnë të varfërve jetën edhe më të vështirë, seç e kishin edhe seç mund ta kishin imagjinuar. E unë ju pyes të gjithëve ju sot që me siguri jeni një pjesë që nuk besoni si unë. A është sot jeta e një të varfëri më e lirë në Shqipëri? A e ka ai më kollaj të gjejë një punë sot? A e ka më lehtë edhe më lirë që të paguaj energjinë elektrike, që është shtrenjtuar për hir të së vërtetës? A përfiton një i varfër më shumë asistencë sociale këto 2 vjet? A ishte rritur paga minimale e një të varfri? A është më e lirë kosto e shëndetësisë? A është më e lirë kostoja e arsimit për një të varfër? A paguan ai më pak borxh nga të cilin nuk e merr vet por qeveria e merr në emër të atij? A i janë shtruar atij më shumë rrugët dhe investimet, shërbimet ditore? A është kosto e administrimit publik më e lirë për një të varfër, se në fund të fundit ai paguan? A është një i varfër sot i detyruar të shkoj në emigracion deri në masën 100 mijë veta në vit? Çka është më shumë për fat të keq më shumë se vendet e punës që kjo qeveri ka shtuar në dy vjet. A paguan një i varfër më pak ryshfet? Kush më thotë që paguan më pak? A është kosto e drejtësisë më e lirë apo është drejtësia më e shtrenjtë për të varfrin? Unë them që po. Jam i bindur që po! A mund të gjej punë një i varfër në qoftë se ai nuk është pjesë apo komisioner në një nga partitë tona ku numërohen votat? Pothuajse e pamundur. Në përgjithësi pra gjendja e të varfrit po bëhet çdo ditë e më e vështirë. Në këtë kuptim nuk hezitoj aspak të them se kjo shumica jonë i ka tradhtuar të varfrit. E thashë ndoshta jo me qëllim por me sukses. Kjo qeveri për fat të keq nuk është vetëm ky problemi. Më vjen keq kur e them po më mirë ti shkojë të vërtetës, sesa partisë dhe këtë diferencë me veten time e kam bërë prej kohësh. Për fat të keq kjo qeveri ka dhe një problem shtesë; ja shton koston vendit, ajo nuk është modeste, dhe kur nuk je modeste e ke të vështirë të përfaqësosh. Edhe kostoja e mungesës së modestisë është ajo që është kostoja më e lartë për mendimin tim. Bota ka pasur shumë dështime në luftën e vet kundër varfërisë edhe ka shumë vende që dështojnë, pa dyshim. Nuk arrin ta zbusin varfërinë në kohë, a i jep kosto emigracionit, kosto demografike, erodohen në kuptimin e trurit kanë kosto të fuqisë punëtore kanë kosto sociale, kanë konflikte, por ama të gjitha qeveritë që e nisën për të luftuar varfërinë e kanë ditur se varfëria në radhë të parë luftohet me modesti, apo si e quajmë ne me “njerzillëk”. Edhe sot në parlament për fat të keq këtu nuk u fol kundra varfërisë, këtu u fol kundra atyre që thonë se varfëria është shtuar. Edhe unë jam njëri prej tyre. Unë nuk jam opozitar. Unë jam nga ata që mendojnë se Shqipëria nuk po shkon në drejtimin e duhur, për shkak se pesimizmi në Shqipëri po shtohet. Varfëria po rritet, pabarazia po rritet. Rinia po plaket nga papunësia. Dhe pleqëria po torturohet nga padrejtësia. Dhe unë them se nuk janë paratë, nuk është problemi se janë paratë që i mungojnë kësaj qeverie, kësaj i mungojnë edhe dy gjëra që janë më të vyera se paratë, në vetvete. E dini kush janë këto? E para janë idetë, edhe e dyta siç e thashë është modestia. Të dyja bashkë. Idetë janë më të shtrenjta se sa paraja. Për ta kuptuar çfarë po them, po ju tregoj një rast. Para disa vjetësh, mbas shumë përpjekësh si sindikalist i njohur, Lula në Brazil u bë president në Brazil edhe ndërtoi një qeveri me kryesisht me djem e vajza që i mori nga diaspora e Brazilit. Ata e kishin bërë shkollën në Europë ose jetonin në Europë nga familje të ardhura, siç është dhe rasti jonë, kemi dhe shumë emigracion edhe ne. I mblodhi ditën e parë ministrat e vetë dhe çfarë i tha. I tha do iu tregoj Brazilin se ju nuk e njihni Brazilin. I mori i bëri një xhiro në periferitë më të varfra të Brazilit, gjysma e ministrave filluan të qanin. E dini pse? Ato thanë ne nuk e njohim Brazilin, pra nuk e njohim vendin tonë. Tani imagjinoni se kjo të kishte ndodhur në Shqipëri. unë nuk besoj se shumica nuk do kishin qarë, pra jam i bindur se shumica nuk e njeh varfërinë e Shqipërisë. Dhe prandaj them se mungon modestia. Dhe prapë unë e kam këtë pyetje për qeverinë; A e njeh qeveria jonë varfërinë në Shqipëri? A e di se çfarë do të thotë të jetosh me 400 lek në ditë? A e di se çfarë do të thotë që 400 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 50 dollar në muaj? Unë e di që përgjigja është e gatshme është shabllon, “po ne kështu e gjetëm.” Po kjo nuk ka vlerë! Puna është se çfarë bëjmë ne! Prapë pyes se çfarë do të thotë të jesh i varfër. A e di se çfarë do të thotë që varfërinë ta trashëgosh nga babai, tek biri e tek nipi? Që të mos kesh mundësi të blesh librat e fëmijëve në shkollë, mos të kesh mundësi të shkosh në spital. A e di se çfarë mendon një i varfër kur sheh këtë parlament, në të cilin shumica janë në të pasur?! Ai mendon se nuk përfaqësohet dot! Dhe në fakt është e vërtet që nuk përfaqësohet. Unë kam përshtypjen që qeveria nuk e njeh mirë varfërinë dhe nuk e di se çfarë është varfëria realisht. Ky është fare për të qarë por për fat të keq nuk është as për të qeshur. Pyetja ime është kjo: Çfarë ka ndryshuar për dy vjet në Shqipëri? Unë jam anëtar i kësaj shumice, dhe nuk ka mundësi që përditë të mos ja bëjë këtë pyetje vetës. A ka ndryshuar modeli ekonomik? A administrohet vendi ndryshe nga ai viti i mbrapsht 2013, apo viti fatlum se erdhëm në pushtet me votat e shqiptarëve. Unë kam dëshirë të besoj se ka ndryshuar, por problemi është se e kam shumë të vështirë ta vërtetoj se ka ndryshuar. Kapitalizmi që kishim deri në vitin 2013, sipas meje ishte një kapitalizëm zoologjik, kjo do thotë që në variantin e atyre që ishin në pushtet deri në vitin 2013 kafsha më e fortë fitonte më shumë. Ky i fuste kafshët në konkurrencë edhe më i forti padyshim që merrte pjesën më të madhe. Po këtë xhungël shqiptare e hoqën qafe me vota të lira në vitin 2013. Po pyetja është se çfarë kapitalizmi kemi sot në Shqipëri ne? Është ky kapitalizmi jonë më human, është më i drejtë, është më pak represiv, është më njerëzor, është më inovativ, është më modern, është pak më shumë optimist? Unë them që jo, nuk është. Kapitalizmi që kemi sot ne pa bërë shaka nuk është zoologjik, por është blektoral. Ky është kapitalizëm blektoral. Nuk fiton kafsha më e fortë, por fiton delja më e bindur, për fat të keq. Dhe kapitalizmi jonë nuk kafshon, po kapitalizmi jonë blegërin. Dhe kjo nuk është një blegërimë romantike, si ajo e Naim Frashërit, po është një blegërimë mjerimi, si ajo Migjenit. Dikush thotë se kapitalizmi jonë, pra iniciativa, nevoja, metoda për të qeverisur më mirë po pengohen nga numra që dalin në Parlament. Kjo shumicë ka një pakicë brenda shumicës, që pengon shumicën që të bëjë reforma. Ky mund të jetë argument, por në fakt është justifikim. Në këtë shumicë nuk ka pasur kurrë pengesë për të bërë reforma. Megjithatë ka njerëz që thonë këtu, mbase e gjeni zgjidhjen, shkojmë në zgjidhje të parakohshme. Unë them që nuk do ishte keq, se ja vlen të shkojmë tek të varfrit e Shqipërisë. Për të gjithë ju që thoni hajde shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Shpëtojmë nga sikletet që shumica i krijon shumicës. Por vërtet besoni ju, që ky këtu mbrapa që ka pritur prej zgjedhjeve në parti mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në popull? Ky është një guxim që ky njeri nuk e ka. Sidoqoftë po flisnim për të varfrit, por nuk janë vetëm të varfrit që ndjehen të tradhtuar nga ky buxhet. Buxheti nuk bëhet për shifra, bëhet për njerëz. Kush janë ata që përfitojnë nga ky buxhet sot? Janë të pasurit? Unë them që jo. Janë të varfrit? Aspak them unë. Të mesmit janë shumë më pak se të varfrit. Unë nuk e di se po kaloj në një temë tjetër, kush në këtë qeveri ka kaq shumë mëri me shtresën e mesme në Shqipëri? Këta janë njerëzit që taksohen më shumë sot, më shumë nga të gjithë. E dini besoj prej 2 vjetësh që një i ri i diplomuar që fiton më shumë ndihmë më shumë se 1 milion lek për çdo lek mbi 1 milion lek, taksohet 23% ndërkohë që ai që e fiton 1 milion euro taksohet 15% . është kjo e drejtë? Unë them që nuk është e drejtë. Ka njerëz që thonë: ti çfarë ke, ti ishe nga ata që mbështet taksën progresive? Po ky nuk është taksim progresiv. Ky është po prapë taksim i sheshtë. Taksa e sheshtë e këtyre ishte 10% ne e kemi taksën mbi fitimin 15% nuk është taks progresive kjo. Po çfarë po bëhet prapë me shtresën e mesme? Është e vërtet apo jo që i është rënduar profesionistëve të lirë 5-fish sigurimet shoqërore, çka për mendimin tim nuk ka kuptim. Dhe në qoftë se bëhet, bëhet vetëm për të korrektuar apo balancuar buxhetin në kurriz të atyre që ka pësuar më shumë në këtë vend. E di shumë mirë që do më kundërshtojnë, edhe siç e thash do më kundërshtojnë tek pranimi i taksës progresive. E theksoj dhe dua ta them se taksa që ne kemi vënë nuk është taksë progresive, është takstë e sheshtë mbi fitimin. Dhe taksat që te ne janë vënë progresive janë taksa progresive mbi punën, kurse mbi kapitalin dhe mbi fitimin mbi qarkullimin, nuk kanë ndryshuar. Të them dy fjalë për çështjen e koncesioneve. Unë nuk jam kundër koncesioneve, sigurisht që besoj se shteti duhet të ketë gjymtyrët e shkurtra deri diku, dora e tij nuk mund të shkoj gjithkund dhe nuk mund të administroi çdo cep të shërbimit publik. Megjithatë ajo që po ndodh sot në Shqipëri besoj është ekzagjerim. Është tendenca e qeverisë për të lëshuar gjithçka dhe çdo gjë. Për mendimin tim konçensioni në Shqipëri ka dështuar. Edhe kjo mazhorancë e provoi që shumica e koncesioneve dështuan. Ato nuk kanë pasur efekt, nuk kanë ulur kostot, nuk kanë përmirësuar shërbimet, dhe në fakt kanë shtuar korrupsionin. Koncesion do të thotë që shteti t’i japi privatit sektorë apo shërbime që ai vetë nuk i mban dot apo nuk i investon dot. Pra ajo që po ndodh me koncesionet, fatkeqësisht po shtohet dhe koncesioni sot po kthehet në modë. Nevojat ja lënë detyrimin e shtetit privatit, po kthehet për mendimin tim, rrezik sot në Shqipëri. Shpenzimet e të varfrit po rriten, shërbimet po bëhen më të shtrenjta edhe ajo që nuk duket askund në horizont e di kush është? Kufiri i mbarimit të koncesionit. Ku mbaron. Kush janë gjërat që jepen dhe kush janë gjërat që nuk jepen. Edhe besoj që qeveria e ka detyrim edhe ta përcaktoi këtë kufi që të thotë çfarë nuk jepet me koncesion. Dhe nuk është vendim një diskrecion i lehtë, dhe kaq shumë autonom, pa parlament. Sipas meje, mund ta kem gabim, po një pjesë të shërbimeve nuk mund të jepen me koncesion. Po sigurisht hidrocentrale, qeveria nuk bën dot, ura, rrugë porte e aeroporte, pa dyshim që mund ti japi dhe duhet t’i japi me koncesion. A t’ia japim edhe ushtrinë me koncesion, të gjejmë një vend neutral edhe t’ia japim ushtrinë me koncesion, nuk e bëjmë dot. Ti paguajmë një qira siç e bënin ata në kohën e Skënderbeut që merrnin ushtarë nga ne edhe paguanin qira. Po diplomacinë? Ta japim edhe diplomacinë me koncesion? Ti themi vendit tjetër ti, na mbro interesat kombëtare bëj diplomaci ekonomike, ne të paguajmë një qira? Nuk funksionon kjo. Pra jo gjithçka mund të jepet me koncesion, sepse në fund fare vijmë tek pyetja: Kujt ja delegojmë ne pushtetin, për kë votojmë. Për privatin apo qeverinë? Në qoftë se qeveria gjithçka e jep privatit ne humbim në tunelin e botës pastaj. Ky buxhet që kemi sot për fat të keq është një akt rutinë. Kemi 15 vjet që e shohim është njësoj. Ky është po aq konfuz, po aq kaotik, po aq jo inovator po aq pa ide sa 10 apo 15 buxhete që unë i njoh që kanë kaluar në këtë Parlament. Vetëm një gjë bën ky, që shpresoj që ta bëjë, të kufizojë borxhet. Ky është prioriteti që qeveria i ka dhënë këtij buxheti. Edhe kur i pyeta në komision tha se, “theksi i këtij buxheti është të kufizojë borxhet, duke ulur deficitin”. Unë e inkurajoji qeverinë po kjo gjë, do të thotë se, ky nuk është një buxhet zhvillimi, është një buxhet korrektimi. Qeveria korrekton gabimet apo dështimet që ka pas në të shkuarën duke e shtuar nivelin e borxhit. Unë besoj se ka ardhur koha që qeveria mos të korrektoj vetëm dështimet, por në fakt duhet të korrektoj parimet e veta. Megjithë këto që thashë, unë do ta votoj këtë buxhet duke cituar një njeri që e mbaj mend për këtë që ka thënë, ky quhet Idro Montenieli, gazetarë i famshëm italian, një votues klasik i të djathtës italiane, erdhi një ditë që u mërzit shumë, duke votuar të djathtën pa fund, nga lufta e dytë botërore deri sa vdiq, e djathta italiane qe e kalbur, dhe Idro Montenielit i thanë: “po prapë do votosh për këta demokristianët italianë?” Po tha, do shkoj, po duke mbyllur hundët! Dhe unë sot e votoj buxhetin, po duke mbyllur hundët.
Sigal