Ben Blushi nga Pogradeci: Rama duhet shkarkuar si i paaftë

527
Kryetari i Libra Ben Blushi, ka vijuar fushatën e tij 100 km ecje në qytetin e Pogradecit.

Gjatë takimeve Blushi ftoi qytetarët të zgjedhin nr 18 në fletën e votimit më 25 qershor.

Teksa pogradecarët ndanë shqetësimin me kreun e e Libra, Blushi premtoi se do i shpallte luftë varfërisë.

Ben Blushi: “Po ia dhatë prapë këtyre do të jeni prapë më keq. Shikoni varfërinë që ju ka lënë! Pa punë, konsum i ulët, taksa të larta, fëmijët pa shkollë, ilaçet shumë të shtrenjtë. Mendoni para se të votoni. Duhet shkarkuar si i paaftë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Pogradecit Blushi tha se nuk do të ketë asnjë pagesë nën minimunin jetik prej 17 mijë lekësh dhe tarifa zero për studimet e larta.
Sigal