Presidenti Meta vlerëson Imzot Donato Oliverio me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

565
Sigal

Gjatë takimit të tij në Kalabri, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar dhe vlerësuar Imzot Donato Oliverio me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Gjithashtu, Presidenti Meta ka shprehur mirënjohje për punën e palodhur dhe të pakursyer të Oliverios

“Me mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar e të pakursyer në mbështetje të bashkësisë arbëreshe në Itali dhe për përpjekjet e Tij të pareshtura në ruajtje e përcjellje të riteve e traditave kombëtare dhe kishtare në gjuhën arbëreshe, vlerësova Imzot Donato Oliverio me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, shkruan Meta krahas fotove.