Belortaja sulmon kryebashkiakun e Tiranës: Farsa e gjelbërimit, që kthehet në beton

478
Farsën dhe spektaklin hipokrit e kemi gjithandej rreth nesh. Ama s’ka fushë ku kjo hipokrizi të shfaqet më mirë e më lexueshëm se sa tek parku i gjelbër i Tiranës. Sloganit (gjithaq hipokrit) “t’i kthejmë hapësirat qytetarëve” aty…i bie maska thuajse përditë. Mjafton që dikush t’i vijë rrotull vijës kufitare të Parkut. Ja, ky gërmimi këtu po gëlltit sot një ish-sipërfaqe të Parkut. Mu përballë Filologjikut. 2 vjet para aty ishin pemët. Pemët i thau.. Parkingu! Ujin e morën lavazhet! U rrethua me një rrugë. E cila gjoja do dilte…te stadiumi “Qemal Stafa”. Nuk doli. Ngeli deri aty, d.m.th vetëm sa i bëri privatit infrastrukturën rrethuese. Pardje filluan fadromat. Dikush tha..lulishte!! Mua ma ndjeu pak zemra. Sot shoh që ka filluar “gropa”!!! Ky qenka kuptimi “hapësirën e gjelbër…qytetarëve”!!?
Sigal