Belind Këlliçi : Tani në PD ka persona të armatosur, dje intimiduan të rinjtë e FRPD

363
Sigal

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nisur nga situata e (par)djeshme e krijuar në selinë blu ka vijuar sërish me akuzat e rënda për persona të armatosur që ndodhen brenda godinës. Këlliçi u shpreh se në këto momente në selinë blu ka persona të armatosur të cilët paguhen për të qëndruar në PD. Këlliçi i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha të futet në votëbesim si e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës. “Tani që ne flasim bashkë ka njerëz të armatosur brenda. Të shkohet në PD dhe ka njerëz të paguhen për të qëndruar në PD. Unë kam shkuar në policinë e shtetit pasi më kanë vjedhur materialet e mia personale. Di që këta persona rrinë brenda godinës së PD, brenda mureve. Ata rrinë me kapuç dhe  maska. Le të rrinë edhe 4 ditë. Selia është e të gjithëve. Ne shkuam për të bërë mbledhjen. Gjithë ky ka qenë incidenti që u shkaktua.Pa asnjë arsye kishte njerëz që intimidonin të rinjtë e FRPD-së. Basha të dalë të takojë njerëz dhe të shikojë realitetin me sy. Nëse ia do të mirën kësaj partie futu në votëbesim ku të vendosi shumica. Forumi Rinor ka bërë një mocion që kjo krizë të zgjidhet me votë. Basha pas 2 muajsh u kujtua të mblidhte një Kuvend pas dorëzimit të firmave. Pamjet e stadiumit tregojnë se nuk ka pasur falsifikim firmash. Kjo betejë është e vërtetë. Basha e shikon selinë si pronën e vet”- u shpreh ai.

 

Këlliçi për arrestimin e Lefter Kokës: Sot ka hyrë koka e vogël brenda

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, komentoi arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për të cilin theksoi se ishte një vendim shumë i vonuar dhe se duhet të ishte vepruar më herët nga institucionet.Ai gjithashtu theksoi se arrestimi i ish-ministrit ishte vetën koka e vogël, pasi sipas tij duhen arrestuar të tjera figura politike dhe se duhet që autoritetet sipas tij të nisin nga kryeministri Rama. “Lajm shumë i vonuar dhe unë e kam pritur. Unë e kam denoncuar dhe kur unë  e kam thënë disa persona kanë qeshur. Sipas informacioneve që kam pasur në marrëveshje me Edi Ramën. Sot ka hyrë koka e vogël brenda. Puna është që koka e madhe Edi Rama, Veliaj ende nuk janë kapur. Kjo aferë është kryekëput me kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë Veliaj, ai është ideatori më i madh i vjedhjes. Gjithashtu unë e pres ditën e premte Mërtiri, në gjyq të përballet.. Unë dua të dalë vetëm e vërteta sepse kam bërë vetëm detyrën time dhe do ta bëj deri në fund.

Gol apo autogol në ‘Air Albania’?

Këlliçi: Gol edhe trekëndësh madje. Pjesëmarrja ishte shumë e lartë këtë e patë. I vetmi moment që kam hasur vështirësi në menaxhimin e situatës ishte momenti kur kam lexuar projekt vendimin numër 6 që kërkonte shkarkimin e zotit Basha, pasi nuk më lejonin nga ovacion.