Belind Këlliçi: Inceneratorët si ‘Kutia e Pandorës’!

136
Sigal

Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi se ende nuk ka rezultate nga hetimi për inceneratorin e Tiranës, të cilin e quajti ‘Kutia e Pandorës’. Këlliçi u shpreh se nëse ka një rast ku duhet të dënohen zyrtarët e nivelit të lartë, është inceneratori i Tiranës. Demokrati deklaroi se nëse i shkohet deri në fund hetimeve për këtë aferë, Edi Rama është i përfshirë.”Rama, i ‘pafajshmi’, që tha nuk dinte çfarë dokumentesh firmos, ky individ është i përfshirë me firmën e tij. Dokumente me firmën e Edi Ramës. I kapur vetë në firmë.

Më tej Belind Këlliçi tha ose duhet dënuar Engjëll Agaçi ose Kryeministri, që e firmos pa e lexuar fare, dhe jo vetëm Lefter Koka.