Belind Këlliçi i bashkohet ‘Foltores’/ Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD është jashtë kompetencave të Bashës, nuk ka asnjë vlerë ligjore

230
Sigal

Vendimi i PD për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD, nuk ka asnjë vlerë ligjore

Belind Këlliçi, Deputet i PD-së

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka folur për mediat, pas vendimit të Bashës që të shpallë zgjedhjet në FRPD.Këlliçi thekson se vendimi është nul, duke shtuar se nuk ka as edhe një vlerë ligjore.“Kam bërë fushatë për PD, për të zgjedhur Bashën kryeministër. Vendimi sot është nul, pa asnjë vlerë ligjore. Vendimi është përtej kompetencave të Bashës. Ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit, deri në dorëzimin e institucionit tonë, me mënyrën një votë, një anëtar. Duke qenë se PD është në krizë të thellë, që në gjykojmë se duhet të vijë përmes të vërtetës, e gjykojmë se nuk është momenti, që të uzurpohet Partia Demokratike. Unë gjithmonë kam dashur të mos humb as edhe një anëtar të PD, e jo më të fusim Partinë Demokratike në konflikt”, u shpreh Këlliçi.