Begaj në OKB, takon Presidentin e Kenyas: Të hapet ambasadë shqiptare në Kenya!

15
Sigal

Presidenti Bajram Begaj po qëndron në New York, ku merr pjesë në punimet e OKB. Kujtojmë se Shqipëria është përkohësisht drejtuese e Këshillit të Sigurimit.

Begaj ka nisur takimet intensive, duke filluar me Presidentin e Kenyas, William Samoei Ruto, të cilit i ka kërkuar hapjen e ambasadës shqiptare në Kenya.

“Presidenti Begaj më shprehu interesin e vendit të tij, për të hapur një ambasadë në Kenya”, thotë Presidenti Ruto.

Vizita e Presidentit Bega në New York, u shoqërua me kritika të shumta ndaj tij, për shkak të delegacionin të fryrë që e shoqëronte, ku shquhej edhe parukierja e bashkëshortes së tij, djali, shoqëruesja e gruas me bashkëshortin dhe një numër i lartë këshilltarësh.

Megjithatë, takimet shumë të rëndësishme që Begaj po zhvillon, siç duket edhe nga lajmet që po na vijnë nga New York, e justifikojnë stafin e ekzagjëruar që ka marrë me vete.

Begajt nuk i shkon kot udhëtimi në OKB me 20 këshilltarë,

Begajt nuk i shkon kot udhëtimi në OKB me 20 këshilltarë,

Begajt nuk i shkon kot udhëtimi në OKB me 20 këshilltarë,