Forca policie dhe makineri të rënda sillen rrotull Teatrit Kombëtar

255
Sigal

Regjisori Edmond Budina paralajmëroi Edi Ramën: “Kujdes të mos derdhet gjak. Bëni kujdes dhe ruani mendjen! I bëj thirrje popullit të Tiranës të ngrihen dhe të marrin hunjtë”

Sot policia kërkoi marrjen në dorëzim nga bashkia e Tiranës të Godinës së Teatrit Kombëtar, sipas VKM se kryeministrit Rama, i cili ia faturoi Erion Veliajt prishjen e Godinës, duke mos e marrë përsipër firmën për shembjen e tij.

Sot sapo policia mbërriti te Teatri Kombëtar qindra qytetarë u mblodhën rreth saj. Regjisori Edmond Budina paralajmëroi Edi Ramën: “Kujdes të mos derdhet gjak. Bëni kujdes dhe ruani mendjen! I bëj thirrje popullit të Tiranës të ngrihen dhe të marrin hunjtë”. Ndërkohë qeveria po pret rastin ta shembë në mesnatë, kur njerëzit të jenë në gjumë që të nesërmen të jetë pastruar çdo gjurmë e Teatrit Kombëtar.

Sipas informacionëve nga ministria e brendshme dhe nga bashkia mësohet se forca të shumta policie do të rrethojnë zonën sonte në mesnatë. Po kështu edhe disa makineri të rënda për rrëzimin e saj janë stacionuar te një firmë private në Tiranë në pritje të urdhërit për shembjen me forcë. Megjithatë informacionet e dala nga ministria e brendshme mund të jenë fakenews që të shpërqendrojnë vigjilencën për netë të tjera.

Po kështu në një sondazh nga JOQ Albania tregon se mbi 75 % e votuesve online thonë se nuk do ta lejojnë qeverinë ta prishë Godinën historike të Teatrit Kombëtar.