Begaj ktheu dekretin për gradat, Ëngjëll Musai: Vendim i drejtë dhe ligjor, kopetencë që i takon presidentit

120
Sigal

Drejtori i gazetës Telegraf ka qenë në lidhje me Skype në emisionin “Me Xhaxhiun”. Ëngjëll Musai ka komentuar vendimin e Presindentit Bajram Begaj i cili ka kthyer për rishqyrtim dekretin për dhënien e gradave.

Musai: Unë do të mendoja se vendimi i presidentit Begaj për të kthyer për rishqyrtim dekretin të cilin e miratoi Kuvendi Shqipërisë për dhënien e gradave dhe titujve mendoj se është një vendim i drejtë dhe ligjor pasi është një kopetencë kushtetuese të cilën e ka përcaktuar qartë Republika e Shqipërisë që i takon Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Vetë Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar jurispudencën e saj pozicionin e insitucionit të Presidentit mbi institucionet e tjera. Unë mendoj që nëse dekoratat e nivelit të lartë të cilat i jep Presidenti i Republikës do t’i merrrnin institucionet e Qeverisë, atëherë do të jemi në mes të një pakti tjetër i cili është një pakt goxha problematik pasi ne kemi të bëjmë me një sitem mono-partiak apo kemi të bëjmë me një pluralizëm politik në Shqipëri. Nuk mundet që kryeministri të japi atributet e Presidentit pasi do të gjykoheshin politikisht në mënyrë partiake për interes të partisë në pushtet.

Të kemi parasysh që në mandatin e tij, ish-Presidenti Meta u kritikua shpesh herë që jepte dekorata të cilat i përdorte për qëllime politike, ka interesa pasi të mbarojë mandatin, etj. Presupozojmë se këto ishin të vërteta, atëherë prandaj po i merr këto kopetenca, për ti shfrytëzuar për qëllime politike e partiake, e për të marrë vota? Nëse është kështu hajde e rrëzojmë Presidentin sepse nuk na u dashka më, për çfarë ta duam. E kemi zhveshur me ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008 falë marrëveshjes Berisha-Rama, ku u zhvesh nga të gjitha detyrimet Presidenti duke i marrë të gjitha kopetencat.