Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato ngriti alarmin për nivelin e korrupsionit. Në vendet e zgjerimit ne e shikojmë që ka dhjetëra elementë të kapjes së shtetit.
Bashkimi Europian ngre alarmin për korrupsionin institucional në Shqipëri. Nga konferenca e Forumit Rajonal për Mirqeverisjen, organizuar nga shoqëria civile, Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato u shpreh se korrupsioni është i përhapur në sektorin e Prokurimit Publik, Shëndetësi, ndërsa ligjet e Porositura, të denoncuara edhe nga opozita, i cilësoi si mekanizma që kufizojnë luftën antikorrupsion nga organet ligjzbatuese. Masa të tjera krijohen sigurisht, por është po aq e rëndësishme që të gjithë partnerët në rajon të shmangin veprimet që krijojnë përpjekjet anti-korrupsion, psh. Dobësimi i transparencës në Prokurimin Publik apo akte ligjore të porositura, të cilat anashkalojnë procedurat standarde apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion. Lufta anti korrupsioni do të përballet gjithmonë me rezistencë nga ata që përfitojnë nga ekzistenca e saj, prandaj duhet një vullnet i fortë politik. Në vendet e zgjerimit ne e shikojmë që ka dhjetëra elementë të kapjes së shtetit. I pranishëm në tryezë, ishte dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili shprehu shqetësimin se paratë e siguruara nga korrupsioni po transferohen jashtë vendit. “Kuvendi krijoi një Komision të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave të mirëqeverisjes, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë kështu një sërë aktorësh dhe ekspertësh. Në fakt një përpjekje në të gjithë vendin dhe sigurisht që duke patur parasysh rezultatet që janë arritur duhet të vijojmë më tej. Në Shqipëri ne presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupsion 2024-2030 të përfundohet së shpejti dhe të miratohet. Pas miratimit ne presim zbatimin e plotë të kësaj strategjie, në veçanti në sektorë me rrezik të lartë si Kadastra, Administrata Tatimore, Dogana, Prokurimi Publik, arsimi dhe shëndetësia”, -tha Gonzato.