‘Bashën e kanë braktisur të gjithë’/ Vokshi për primaret: Kandidatë fitues në koalicion me aleatët në 6 mars

182
Sigal

Deputetja e PD-së dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Albana Vokshi, u shpreh se kjo është hera e parë që janë propozuar nga struktura për të përzgjedhur kandidatët për 6 marsin.

E ftuar në një emision, Vokshi tha se përqindja e votave që kanë marrë kandidatët në primare ka qenë mbi 60%, pra këto janë kandidaturat fituese.

Vokshi: Kjo është hera e dytë që janë ushtruar primare, pasi ka pasur edhe në vitin 2000, që i ka bërë sërish Berisha. Kjo është hera e parë që janë propozuar nga struktura dhe që dolën dje duke ushtruar demokracinë e brendshme për të përzgjedhur kandidatët për 6 marsin. Asnjëra nga kandidaturat nuk është propozuar nga Berisha dhe komisioni i rithemelimit duke mos mbajtur asnjë preferencë. Duhet të ishte vetë anëtarësia ajo që do të vendoste. Ndërkohë përqindja e votave që ata kanë marrë ka qenë mbi 60%, pra këto janë kandidaturat fituese.

Ne kemi diskutuar nëse duhet të dilnim me kandidatë të pavarur apo me koalicion të përbashkët. Në fakt po shkohet drejt një koalicioni, që ende po negociojmë me gjithë aleatët. Formula do të bëhet shumë shpejt e ditur. Pjesë do të jetë edhe LSI-ja së bashke me parti të tjera, në “Shtëpinë e Lirisë”. Të gjithë aleatët e kanë braktisur Bashën sepse nuk ka pasur një marrëdhënie sinqeriteti me ta.

Deputetja Vokshi shtoi se nga ana e Bashës ka një stepje për kandidaturat e 6 marsit, pasi disa persona e kanë refuzuar kandidimin në këto zgjedhje.

Vokshi: Basha është duke pritur për pazaret prandaj nuk i ka publikuar kandidaturat për 6 marsin, nuk pret anëtarësinë ai. Ka një stepje, dhe mesa di unë që janë disa kandidatë që e kanë refuzuar Bashën p[asi e dinë se janë humbës. Nuk mund të kandidojnë nëse shoqata e bravave është një forcë politike që ka zaptuar selinë dhe logon e PD-së në një grupim interesash rreth Bashës që janë të lidhur ngushtë me Edi Ramën.