Basha tjetër shpërthim nga çadra: “Shtet leshi, telenovelë turke. Rama 4 vjet si Ezeli”

595
Problematika të ndryshme trajton çdo ditë nga çadra e protestës kryedemokrati Lulzim Basha, i cili kësaj here u ndal tek rritja e taksës dhe shpërtheu sërish ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se shteti për të cilin flet është “shtet leshi”.

Edhe sot ai deklaroi se janë rritur taksat, duke nisur nga ajo e karburantit, ujit dhe energjisë. Ai shtoi se ky është “Shteti i leshit”, duke justifikuar se s’kishte si ta quante ndryshe. Pikërisht kjo shprehje e Bashës u shoqërua me të qeshura e duartrokitje.

“Sa herë të thotë Rama do bëjmë shtet, e ka fjalën për shtetin e leshit, për shtetin e vetë që iu merr shpirtin shqiptarëve dhe pasuron një grusht hajdutësh”,- tha Basha.

Duke vijuar, ai shtoi se qeverisja në katër vite është bërë si ato telenovelat turke, ndërsa nuk nguroi ta krahasonte Ramën me një nga personazhet e telenovelave, Ezelin.

“Si quhen këto telenovelat turke, Ezeli? Po. Ezel për katër vjet, zogu, zogu, zugu, xhepat bosh, tavolinat bosh. Zogu, zogu u takuan, s’u takuan dhe dorën tek xhepi”.
Sigal