Basha: Shqiptarët u ngritën sot për të marrë në dorë fatet e vendit, pa fitore nuk ka të ardhme

514
Kreu i opozitës Lulzim Basha, e ka cilësuar protestën e sotme, si fitoren e parë kundër së keqes. Përmes një statusi në Facebook, Basha shkruan se sot shqiptarët të bashkuar u ngritën për të marrë në dorë fatet e vendit.
Sipas tij ajo që synojnë kjo protestë madhështore është rruga drejt një fitoreje pa kthim kundër së keqes.
Ja postimi i Bashës:
Sot, të bashkuar me gjithë shqiptarët e ndershëm në shesh, u ngritëm besimplotë për ta marrë fatin në duart tona.
Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.
Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj!
Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë!
Sigal