Basha paralajmëron Xhafajn: Do e kalosh pragun e ministrisë së Brendshme, vetëm po shkele mbi trupat tanë

542
Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë i ashpër sot me akuzat ndaj qeverisë dhe sidomos ministrit të sapozgjedhur të Brendshëm, Fatmir Xhafa, për të cilin u zotua se nuk do e kalojë pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat e demokratëve.

FJALA E BASHËS
Mijëra burrave dhe grave shqiptare, e të rejave dhe të rinjve shqiptarë që nuk u pajtuan kurrë me diktaturën. Sot jemi këtu të gjithë bashkë për të shprehur njëzëri vendimin dhe zotimin tonë për të mos u pajtuar kurrë me neodiktaturën e pinjollëve të komunizmit të veshur me petkun e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Sot sakrifica e një populli të tërë të izoluar të çuar në skajet e mjerimit, të shtypur deri në palcë, sakrifica e poetëve që vriteshin për poezitë e tyre, rrezikon të përdhoset nga një kryeministër, nip i byrosë politike të Enver Hoxhës, i cili nuk u mjaftua me gjëmën e kriminalizmit dhe drogës por ka vendosur t’i propozojë shqiptarëve për ministër të brendshëm një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës së Enver Hoxhës. Një njeri që ka torturuar me dorën e tij djemtë e vajzat e Krujës.

Një njeri që pasi hoqi kostumin e sigurimit të shtetit veshi me vëllain e tij kostumin e trafikantit të kokainës. Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron. ndokush që se njeh mirë historinë e Shqipërisë mund ta pandehë për qengj por ata që e njohin e dinë se është ujk i vjetër. Por sot të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së brendshme përveçse mbi trupat tanë.
Sigal