Basha-ODIHR-it: Sillni në 21 qershor misionin më të madh të mundshëm

470
TIRANE – Me afrimin e zgjedhjeve lokale, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar ODIHR-it që të ketë një prezencë maksimale për të monitoruar zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në një takim me misionin paraprak të ODIHR, Basha ka kërkuar që të si pasojë e rrethanave të krijuara është e nevojshme që të kërkohen zgjedhje të lira r të ndershme. Kreu i opozitës ka thënë në takim se një pengesë për zgjedhje të ndershme është edhe mungesa e vullnetit e mazhorancës për të ecur me procesin e dekriminalizimit dhe shenjat e qarta për këtë janë përfshirja në zgjedhje si kandidatë të personave me precedentë të rëndë penalë.
Gjatë takimit Basha ka thënë se ndarja administrative ishte një proces i njëanshëm i bërë nga qeveria, pa konsultime, pa konsensus, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën e 25 viteve. Po ashtu Basha tha se kjo ndarje është bërë për kalkulime elektorale, duke e dëmtuar që në nisje garën e ndershme e të barabartë.
Kru i opozitës ka shprehur mendimin se një tjetër pengesë është mungesa e vullnetit e mazhorancës për të ecur me procesin e dekriminalizimit dhe shenjat e qarta për këtë janë përfshirja në zgjedhje si kandidatë të personave me precedentë të rëndë penalë. Zgjedhjet e 2013 dëshmuan se personat e inkriminuar që u afruan me mazhorancën e sotme dëmtuan rëndë standartet, duke blerë vota e shantazhuar qytetarët.
Basha veçoi presionin e vazhdueshëm që i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi.
Blerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Korcë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave.
Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha tha se prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standarteve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytetarëve.
Sigal