Basha nga çadra: Ministri Xhafaj është në dosjet e ndërkombëtarëve si i lidhur me…

511
Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar sot nga çadra e ngritur para Kryeministrisë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje me trafikantët dhe kriminelët.
Në një takim-reflektim me ish-të përndjekur, Basha nuk ngurroi të lidhte qeverisjen e sotme me diktaturën dhe krimet e komunizmit.
“Jetojnë me kultin e krimit ndaj kanë kriminalizuar qeverisjen. Ky i pari i të gjithë ka lidhur fatin e tij politik jo me socialistët por me krimineltët, me trafikantët e heroinës, kokainës, me njerëz që kanë prostituuar vajzat shqiptare”, tha Basha.
Ai tha se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa është në dosjet e ndërkombëtarëve si njeriu i lidhur me bandat më të rrezikshme.
“Ndërsa ministri i Brendshmë është njeriu, vëlli i të cilit është trafikant kokaine. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa është në dosjet e ndërkombëtarëve si njeriu i lidhur me bandat më të rrezikshme të trafikut të drogës. Krimi është krim dhe detyra e parë e Republikës së re është të ndërpresë njëherë e përgjithmonë lidhjet e politikës me krimin”, theksoi Basha.
Ai ka treguar tre kriteret që duhen përmbushur për të qenë deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri.
Gjatë fjalës së tij nga Çadra e Lirisë, Basha tha se kandidatët për deputet të PD nuk duhet të kenë lidhje me krimit, nuk duhet të kenë dosje korrupsioni dhe nuk duhet të kenë qenë xhelatë të komunizmit.
“Është e domosdoshme të marrim përgjegjësitë tona si opozitë demokratike dhe unë ju garantoj që do t’i marrim. Por nuk jemi parti e askujt nëse nuk jemi në radhë të parë parti e të përndjekurve politikë. Padyshim në program, të përndjekurit politikë kanë garacinë se PD se ne do të përmbyllim kaluarin 27-vjeçar, do t’i japim fund harresës dhe projekteve të shtrembërimit së historisë.

Xhelatat e komunizmit nuk duhet të ketë asnjë vend në vendimmarrjen e Republikës së Re, as në krahun e demokratëve as në krahun e socialistëve. Vendi i tyre është në skutat më të zezë të historisë shqiptare.

Tre kritere bazë janë për të qenë deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri:

-Dosjet e pastra nga lidhjet me krimin
-Dosjet e pastra nga korrupsioni
-Dosjet e pastra nga e kaluara si bashkëpunëtor apo xhelat i komunizmit”, deklaroi kreu i demokratëve
Sigal