Basha-Lajcak: Pas drejtësisë, sfida e zgjedhjeve te lira e të ndershme

425
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, që mban aktualisht presidencën e BE-së, Miroslav Lajcak. Z. Lajcak e përgëzoi zotin Basha për angazhimin me përgjegjësi të lartë dhe lidershipin e treguar në procesin e arritjes së konsensusit, si një kontribut madhor për vendin dhe qytetarët. “Zbatimi me sukses i reformës në drejtësi është i një rëndësie të madhe për integrimin dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë”, theksoi z. Lajcak.
“Beteja e Partisë Demokratike në procesin e reformës në drejtësi ka qenë prej fillimit e deri në kurorëzimin e saj me sukses, një betejë për standardet dhe parimet Europiane të demokracisë, shtetit ligjor dhe për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, nënvizoi zoti Basha. Basha shprehu vlerësimin e tij për përkrahjen dhe mbështetjen qe BE i ka dhënë këtij procesi. Sfida më e madhe që Shqipëria ka tani përpara janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, theksoi Basha. Lajcak e siguroi kreun e opozitës shqiptare për angazhimin dhe ndihmën e vendit të tij dhe të presidencës aktuale të BE-së, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Sigal