Basha kundër oligarkëve?! Ja si familjarët e tij marrin para nga bizneset (Dokumenta)

282
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në daljet e tij publike e konferencat për shtyp gjithmonë akuzon kryeministrin Edi Rama dhe një grup oligarkësh që po marrin çdo gjë për vete dhe po lënë popullin të varfër.

Ai ka akuzuar shpesh qeverinë, që sipas tij i ‘japin felat e mishit për oligarkët ndërsa për popullin kanë mbetur thërrimet e bukës’.

Në pak raste, ai u ka vendosur edhe emra oligarkëve që akuzon, ku mes tyre janë Shefqet Kastrati e Samir Mane.

Megjithatë këtë duket se e ka bërë “sa për të larë gojën”, siç e akuzoi dhe gazetari Andi Bushati mbrëmë në emisionin.

“Emrat ua ke thënë, por për asnjë aferë nuk i ke akuzuar. Ke ulur kokën përpara tyre. Turp i Zotit, e di gjithë Shqipëria që je i kapur. Ti je peng i oligarkëve që punojnë për Edi Ramën, se të ishin oligarkët e tu mo hallall. Mblidhi oligarkët dhe mund regjimin. Ti je zëvendës i Edi Ramës në kontrollin e oligarkëve, kjo është e keqja,” i tha në sy gazetari.

Dhe në disa dokumenta, duket se këto akuza të gazetarit nuk janë të pabaza.

Këto dokumenta zbulojnë hapur se si Basha, akuzat i bën sa për sy e faqe, pasi familjarë të tij marrin para nga bizneset e këtyre oligarkëve që ai thotë se i denoncon.

Kunati i ‘famshëm’ i Bashës, Erion Isufi, është ai që fiton shumë të mëdha parash me kompaninë që ka në zotërim “Landmark Commucations”.

Basha kundër oligarkëve?! Ja si familjarët e tij marrin para nga

Në bazë të dokumentave, rezulton që bizneset e oligarkëve të akuzuar nga Basha, janë të gjitha nga subjektet kryesore që bashkëpunojnë me kompaninë “Landmark Communications”.

Sipas të dhënave, nga subjekti “Philip Morris Albania”, familjarët e Lulit kanë fituar shifrën e çmendur prej gati 600 milionë lekësh në harkun kohor të 7 viteve.

Basha kundër oligarkëve?! Ja si familjarët e tij marrin para nga

Më poshtë janë dhe shifrat që kompania e kunatit të Bashës fiton nga bizneset e Samir Manes.

Basha kundër oligarkëve?! Ja si familjarët e tij marrin para nga

“Oligarkët po shkatërrojnë Shqipërinë dhe ekonominë shqiptare”, thotë Basha ndërkohë që janë po të njëjtët ata që kryejnë punë dhe marrin fatura me dhjetëra apo qindra millionë lekë tek kunati i tij.

Nëse sipas teorisë së Bashës se “oligarkët po mbajnë peng Shqipërinë për interesat e Edi Ramës, na rezultoka se oligarkët punokan edhe me Erjon Isufin, kunatin e vetë Lulit. E në qoftë se mbajnë peng Edi Ramën, pa dyshim që mbakan peng edhe kreun e Partisë Demokratike.