Intervistat gazmore të Pelo Pelivanit/ Sabri Godo: Kam qënë partizan po ballistët i dua shumë!

243
Sigal

 

Jo vetëm për të qeshur

 Pelo Pelivani: Si doni që t’ju drejtohem; zoti Ali apo zoti Sabri?

Sabri Godo: Për kë Ali, e ke fjalën ti Pelo, se ka shumë Alinj në këtë botë? Është Ali Bej Këlcyra, Ali Bej Frashëri, Ali…

Pelo Pelivani: Po ç’punë kemi ne me Ali Bej Këlcyrën e Ali Bej Frashërin kur dhe bufi e kupton që bëhet fjalë për të madhin Ali Pasha Tepelena…

Sabri Godo: Për të mëdhenj, të mëdhenj kanë qënë  dhe ata dy Alinjtë e tjerë, që ti s’para i honeps, po atyre s’u bëri njeri libër si Ali Pashë Tepelenës…

Pelo Pelivani: Këtu le të qëndrojmë zoti Godo! Aliun, ti e ke gdhëndur jo në letër, por siç themi ne andej nga Labëria, e ke gdhëndur në shkëmb…Njëlloj siç thotë Dritëro Agolli: “ Fjala gdhënd gurin!”

Sabri Godo: Po Aliu, qe vetëgdhendur, o Pelo! Unë vetëm sa e ngrita në piedestal..

Pelo Pelivani: Të them të drejtën, unë jo të admiroj, por të adhuroj për atë libër, gjë që se them dot për “ Provën e Zjarrit!” që ti ja kushton Baba Fajë Martaneshit…

Sabri Godo: Të gjithë më admirojnë dhe adhurojnë për atë libër o, Pelo, po President s’më bënë që s’më bënë dhe rastet për këtë post kanë qenë të pastra…Di gjë ti Pelo, pse nuk më bënë mua President të Republikës, se që të themi të drejtën, ata që kanë qenë para meje kandari im s’i peshon fare, duke përjashtuar ndoshta Ramiz Alinë…Po ai kandari yt, i peshon Pelo?

Pelo Pelivani: Unë s’kam fare kandar për këto punë dhe puna ma do të jem indiferent dhe jo emocional…Po ndonjë gjë e mendoj pse nuk të zgjodhën President! Kam idenë se flet ca si shumë dhe njerëzit s’e kuptojnë dot mirë se ç’je tamam në të vërtetë. Je partizan apo ballist, je republikan apo demokrat, je komunist apo anti- komunist. Socialist e di që s’je edhe pse lidhjet shpirtërore me ata, i ke të forta se me këdo…

Sabri Godo: Ti do të thuash se duke folur shumë medemek unë jam konsumuar. Sipas teje duhet të jesh budalla e të mos shprehësh gjë kundër, që të të zgjedhin President! S’e ke mirë dhe nuk më pëlqen kjo llogjikë. Unë kam qënë partizan, po ballistët i kam dashur dhe i dua. Unë kam qënë komunist, por u bëra antikomunsit në moshën 67 vjeçare. Demokrat e Republikan, aty- aty janë…

Pelo Pelivani: Nuk jam shumë i sigurtë se je me të vërtetë republikan?!

Sabri goda: Po, kjo është e qartë si drita e diellit, o Pelo!

Pelo Pelivani: Nuk është dhe aq qartë zoti Sabri! Një Parti Republikane , nuk mund të marrë pjesë në një Kabinet Qeveritar, kur aty përfshihet dhe një Parti Mbretërore, që aspiron për Monark dhe realisht ju jini në një Kabinet me Eqerem Spahinë!

Sabri Godo: Epo, në Shqipëri jetojmë o, Pelo dhe jo të gjithë si ty i vënë re këto imtësira…

Pelo Pelivani: Ndaj, dhe unë të them se pikërisht për këtë nuk je një republikan konseguent, se të paktën, do kuptoje dhe 11 Janarin kur Shqipëria u bë Republikë për herë të parë…

Sabri Godo: S’është ashtu Pelo! Shqipëria para se të bëhej Monarki e Mbretëri nga Ahmet Zogu ka qënë Republikë Parlamentare si ne sot, po pa Bamir Topin. Por s’e dimë tamam kur u shpall kjo Republikë, nga Ismail Qemali, nga Esat Pasha apo nga Fan Noli, apo nga vetë Ahmet Zogu. Po s’kanë shumë rëndësi këto, Pelo. Rëndësi ka që jemi Republikë, kemi qenë dhe Republikë Popullore u bëmë dhe Republikë Popullore Socialiste, etj.

Pelo Pelivani: Shumë të ngatërruara këto probleme zoti Godo, po unë do ta mbyll me një bejte, se ti je lab e bejtet të pëlqejnë, e ndonjëherë kren edhe vetë:

“ Godo ç’e deshe Partinë

Kur ishe me aq talent?

Të rrije veç me Alinë

Do të ishe President!”

 

Bisedoi shumë seriozisht Pelo Pelivani:   D.V