Aksident në Pezë-Helmës, makina del nga rruga, vdes pasagjeri, shoferi në spital

438
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot rreth mesditës në Pezë Helmës, ku shtetasi F. H., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.12.2021, rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.