Basha: Intervista e Berishës tregon kush e drejton PD-në

515
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur se me intervistën e një dite më parë të ish-kryeministrit Sali Berisha se del qartë se kush e drejton realisht Partinë Demokratike.
Basha tha se këshillohet me Berishën, por vendimet dhe peshën për vendimet e mban vetë përsipër.
“Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i Partisë Demokratike. Por në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të Partisë Demokratike. Të paktën pas ditës së djeshme kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive”,-u shpreh Basha.
Sigal