Atentati i dështuar ndaj biznesmenit në Tiranë, Gjykata jep vendimin për katër të arrestuarit

237
Sigal

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për katër personat e arrestuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, Andon Dhima.

Të arrestuarit janë Grid Leno, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti dhe Enea Hoxha të akuzuar për vrasje të mbetur në tentative.

Ngjarja ndodhi në hyrjen e pallatit ku banon biznesmeni.

Më herët, Bashkëshortja e Grid Lenos dhe motra e Mariglen Matohiti, Greta Matohiti, deklaroi se ka postuar në rrjetet sociale, një video, ku shihen bashkëshorti i saj dhe vëllai, që marrin pjesë në një festë familjare, në orën dhe kohën, kur është tentuar të kryhet atentat biznesmenit Andon Dhima.

Greta Matohiti, deklaroi për mediat se dy të afërmit e saj, nuk kanë asnjë lidhje me atentatin e dështuar të biznesmenit Andon Dhima, dhe se nuk e njohin atë.