Basha i drejtohet Ramës: Merr masa urgjente për biznesin!

410
Sigal

Kreu i PD Lulzim Basha, ka dalë me disa propozime konkrete ndaj qeverisë shqiptare, duke argumentuar se karantinimi i vendit ka edhe pasoja të mëdha ekonomike, ndaj të cilave duhen marrë masa para se të jetë vonë.

“Qeveria të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e mjekëve dhe infermierëve. Çdo masë e vonuar mund të jetë e pafalshme në të ardhmen. Dua të jem i qartë, transparenca është armiku numër një i panikut në shoqeri. Qeveria duhet të lajmërojë në kohë për pajisjet mjekësore dhe planin e masave për përballimin e fluksit. Sot kemi nevojë të jemi të gjithë bashkë; si individ, si familjarë dhe si shoqëri. Ndaj ne kemi të gjithë ekspertët tanë për të komunikuar, mësuar, por edhe për ti propozuar qeverisë masa konkrete. Sot po kalojmë edhe një sprovë ekonomike dhe qeveria duhet të marrë masa të shpejta ti paraprijmë kësaj krize dhe jo ta ndjekim nga pas. Ne kemi propozuar prej datës 11 mars disa masa në mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve. Frika dhe pamundësia për të mos përballuar ushqimet dhe faturat si dhe frika për bizneset. Sa më pak të ardhura aq më pak frymëmarrje për bizneset. Ndaj pa asnjë vonesë, i bëj thirrje qeverisë të rishikojë buxhetin dhe të marrë këto masa:

Të pezullojë shlyerjen e detyrimeve shoqërore

Në rast nevoje të paguhen pagat nga buxheti kur biznesi ka pamundësi financiare.

Të pezullohet tatim-fitimi mbi të ardhurat

Pezullimi i pagesave për konsumatorët familjar dhe bizneseve në rast, por edhe të faturave pararendëse.

Të përjashtohen gjobat në zonat e prekura për 6 muaj.

Furnizimi me ushqime dhe detergjent për gjithë familjet në nevojë dhe për të moshuarit në nevojë”, tha Basha. Ai kërkoi edhe disa masa në mbështetje të biznesit që të rrezikojë falimentimin.

LIVE – Komunikim me qytetarët

LIVE – Komunikim me qytetarët

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 15. März 2020