Basha i çon mesazhin e fundit Ramës: Hapi rrugë zgjidhjes politike, reflekto thellë, ke mbetur i vetëm

465
Sigal

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha në mbyllje të protestës së sotme të madhe, nga selia e Partisë Demokratike, iu drejtua edhe njëherë kryeministrit Rama me një mesazh të qartë dhe të prerë që të largohet dhe ti hapë zgjidhje politike vendit.

“Vëllezër dhe motra, ky bashkim i jashtëzakonshëm tregon vendosmërinë tuaj për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ne nuk do të pranojmë kurrë më dhunë të krimit të organizuar në kutitë e votimit që të kthehen në kutitë e votimit.

Natyrisht nuk do të pranojmë më zgjedhje antikushtetuese krimionale të këtij kryeministri të kapur në krim

Ne jemi gati që së bashku me faktorët e përgjegjshëm politikë të vendit ta hapim rrugën duke bërë të mundur largimin e  shkaktarit të kësaj krize dhe përmes një qeverie tranzitore dhe garantimin e zgjedhjeve të lira të ndershme. Kjo është beteja jonë.

Ky kushtim është dëgjuar dhe nga miqtë tanë strategjikë dhe tani jemi bashkë dhe ai është vetëm përballë partnerëve ndërkombëtarë.

Ditën në vijim qofshin orë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng vendin. Ata që kujtojmë se do na vejnë kularin më 30 qershorin ta harrojnë. Forca jonë është bashkimi. Le të ndalemi në një mesazh të prerë.

Sot ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund dhe se kush mendon se me dhunën e krimit do ta thyejë ketë vendosmëri popullore gabohet rëndë

Vetëm kjo do ti hapë rrugës zgjidhjes politike. Hapi rrugë zgjidhjes politike.