Basha: Emërimi i kryeprokurorit nga PS, do të ngrejë në këmbë qytetarët

594
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së Kryeministrit Edi Rama për të gjetur konsensus për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. Duke folur për mediat nga selia blu, pasditen e djeshme Basha tha se shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm shkatërron reformën në drejtësi dhe e vë atë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës. Sipas tij, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm bëhet me 84 vota, ndaj shtoi pa bërë më parë vetingun është jo vetëm antikushtetuese, por edhe tallje me shqiptarët, hipokrizi me vetingun.“Edi Rama të zbatojë Kushtetutën dhe të mos lejojë zgjedhjen e tij prej Saimir Tahirit! Përgjigja është shumë e qartë për të mbrojtur paratë e pista të drogës, dosjen e krimit, të Tahirajve, Habilajve, Vangjush Dakos. Një prokuror do të ketë fuqi të transferojë prokurorët dhe të bëjë vlerësimin e tyre. Pra është e qartë se Edi Rama e sabotoi ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe tani po kërkon një prokuror”, u shpreh Basha. Ai shtoi se, nëse Edi Rama shkel Kushtetutën për të shtënë në dorë postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ai do të përballet me opozitën. Basha e mbylli qëndrimin duke thënë se thirrja e tij e vetme është, që Rama të zbatojë Kushtetutën.
Sigal