Mashtrimi me TEC-in e Korçës/ Ja dokumenti, qeveria jep 2,2 miliardë lekë për infrastrukturën e TEC-it, ndërsa banorëve u zhvatet toka

454
Sigal

Ja dokumenti: Firma u ka zhvatur banorëve të fshatit Barç, 20 hektarë tokë me çmim 250 lekë/m2

Para pak javësh kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, i cili u shpall nga kryeministri Rama si kandidati për kryebashkiak edhe në zgjedhjet e tanishme vendore, deklaroi se nuk do të ndërtohet në Korçë TEC-i. Mirëpo, siç ka publikuar edhe më aprë gazeta “Telegraf”, kjo deklaratë e kryebashkiakut të Korçës Filo bëhet për konsum elektoral, sa t’u marrë votat qytetarëve korçarë dhe menjëherë pas zgjedhjeve, qeveria dhe bashkia e Korçës do të ndërtojnë TEC-in e projektuar nga qeveria.

Ja dokumenti: Fermerëve u zhvatet toka me çmimin e 1 kile fasuleje

Kryeministri Rama, ka përhapur lajmin në Korçë, se gjoja TEC-i është investim dhe objekt strategjik rajonal i NATO-s, ndërsa përfaqësuesit e firmës austriake “GPP-Korça” u kanë zhvatur banorëve të fshatit Barç, 20 hektarë tokë me çmim 250 lekë/m2 me listë pagesash kolektive në “Intesa San Paolo Bank” dhe i kanë kërcënuar, se duhej t’i tërhiqnin lekët brenda 1 jave, ndryshe “digjeshin”, mbasi kishin rënë dakord me kryeministrin Rama, që në rast kundërshtimi, toka do t’u sekuestrohej nga shteti me 100 lekë/m2. Pas publikimit të projekt-krimit mjedisor e njerëzor të quajtur “TEC-Korça”, në sipërfaqe totale 90 hektarë, nga të cilët, 20 hektarë objekt ndërtimi, krahas banorëve të Korçës e zonës ku do vendoset ky “kancer teknologjik”, reaguan dhe dy ministrat Peleshi e Klosi, firmosës për ndërtimin e tij. Ish-ministri deputet, Nikollaq Peleshi, mohoi firmën e tij, hedhur në vendimin qeveritar, por publikimi i dokumentit shkresor nga “PAMFLETI”, i nxori në shesh mashtrimin dhe, i urdhëruar nga kryeministri Rama, u detyrua të mashtronte përsëri, duke thënë se “ishte mendim e jo vendim”, por në Korçë nuk do të ndërtohet TEC.

Ndërtimi TEC-it, u mohua dhe nga ministri Klosi, paçka se ka firmosur lejen ndërtimore e mjedisore, ndërkohë që kryeministri Rama, urdhëroi edhe kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo, të bënte “dy gisht letër show”, drejtuar ministrave Klosi e Balluku, me gjoja paralajmërimin “kërcënues” qesharak, për të anuluar lejen ndërtimore të TEC, ndryshe nuk do ta përfillte vendimin e Edi Ramës, por sipas dosjes, rezultoi se edhe Filo e kishte kishte firmosur lejen.

Madje, miratim për ndërtimin e TEC-Korça, ka dhënë edhe ish-ministrja Kumbaro, mbasi zona ku do ndërtohet ky “kancer teknologjik” helmues i Korçës, është zonë arkeologjike në ‘reserve’ nga UNESCO, e mbrojtur nga shteti, por që kryeministri Rama e paska nxjerrë nga lista dhe ka vendosur ta mbulojë e shkatërrojë, me betonin dhe mjegullën helmuese të TEC-it. Një dokument konfirmon zyrtarisht, se TEC-KORÇA nuk është anuluar, siç thonë Rama, Peleshi, Klosi, Balluku e Filo, por do të ndërtohet dhe qeveria, ka nisur punën, për ndërtimin me taksat e shqiptarëve, të rrugës lokale (rurale) provizore, që të çon drejt vendit ku do ndërtohet TEC-i, madej këta ministra, sipas fotografive që po publikojmë, rezulton se janë takuar shpesh me firmën “TEC-KORÇA”.

Dokumenti i 25 marsit 2019

 Sipas njoftimit zyrtar, të shpallur në datën 25 mars 2019 nga Bashkia Korçë, thuhet se qeveria shqiptare, ka akorduar 18 milionë, 367 mijë e 463 lekë të reja pa TVSH, ose afro 220 milionë lekë të reja me TVSH, për rehabilitimin e dy rrugëve në fshatin Barç që lidh tokat këtij fshati, për qëllime shërbimi publik, konkretisht rruga hyrëse Nr. 1 me gjatësi 2550 metër dhe rruga hyrëse Nr. 2, me gjatësi 160 metër, të cilët duhet të përfundojnë brenda muajit korrik 2019, domethënë, pasi kryeministri Edi Rama të garantojë votat e Bashkisë Korçë.