Basha e Berisha bashkë në Parlament, si e komenton ish-kryeministri praninë e kryetarit të PD

468
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish-kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha, i janë drejtuar së bashku Parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet sot seanca e parë plenare për këtë legjislaturë.
Në hyrje të Parlamentit, ish-kryeministri ka komentuar praninë e kreut të PD-së, në këtë legjislaturë, si deputet.

“Është zhvillim shumë pozitiv që kryetari i PD-së është deputet. Ka qenë një gabim legjislatura e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament”, u shpreh Berisha.

Pas 4 vitesh mungesë, kreu i PD-së i rikthehet Parlamentit të Shqipërisë.
Sigal